Një sasi e madhe droge është kapur në portin e Maltës, ndërsa burimet thonë se ngarkesa do të transportohej drejt Durrësit.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia dhe departamenti i drogës, bëhët fjalë për 91.25 kg kokainë e cila ishte e fshehur në tre kontejnerë në Freeport.
Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.
Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa dhe në treg do arrinte vlerën e rreth 10.3 milionë euro.
“Herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin”,- tha departamenti.
Operacioni vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/