Plagosi kryeplakun e fshatit, vetëdorëzohet 25-vjeçari në Korçë

Plagosi kryeplakun e fshatit, vetëdorëzohet 25-vjeçari në Korçë

90
0
Shares

Ka rënë në prangat e policisë një 25-vjeçar nga fshati Gribë i  Elbasanit, i cili plagosi me armë  kryeplakun e fshatit. Sipas policisë shtetasi me iniciale S.V tre ditë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në rajonin e policisë në Korçë.

I riu plagosi të premten më armë zjarri shtetasin T.V dhe menjëherë më pas u largua në drejtim të Korçës, ku edhe u fsheh dhe më pas u vetëdorëzua.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës. Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY