DETAJE/Mediat greke shkruajnë sërish për Admir Muratajn, zbulohen 13 identitetet e tij

DETAJE/Mediat greke shkruajnë sërish për Admir Muratajn, zbulohen 13 identitetet e tij

101
0
Shares

Mediat greke sërish i kanë kushtuar një artikull grabitjes së Rinasit, nga ku mbeti i vrarë një prej grabitësve, Admir Murataj.

Grabitja ndodhi në pistën e avionëve dhe vlera për të cilën flitet se është vjedhur shkon tek 10 milionë euro.

Mediat greke janë ndalur tek grabitësi, Admir Murataj, për të cilin kanë zbuluar dhe detaje të reja lidhur dhe me identitetet që ai kishte përdorur gjatë kohës që ishte në arrati.

Sipas mediave, ai kishte përdorur 13 emra të rremë, si Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi. Mediat greke shkruajnë gjithashtu se autoritetet kanë pasur dyshime se Murataj fshihej në Kosovë, por nuk ka ndonjë detaje për aktivitetin e tij atje.

Përsa u takon hetimeve në Shqipëri, prokurorët kanë gjetur një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve, ndërsa hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen. Sipas të njëjtave burime, Murataj tentoi të digjte furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pranë Urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë.

Në një raport që institucionet i kanë dorëzuar Kryeministrisë thuhet:

Forcat e FNSH-së janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit.

Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë në mënyrë që t’i rrethonte. Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë.

Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël dhe janë larguar me një mjet tjetër”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY