Kuçovë, theri gruan, rrëfimi befasues i autorit

Kuçovë, theri gruan, rrëfimi befasues i autorit

81
0
Shares

Dyshonte se e tradhtonte, vret me thikë bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve. Pas rreth 2 dekadash martese, burri 57 vjeç e akuzon të shoqen 49-vjeçare se ajo kishte lidhje jashtëmartesore.
Në këto kushte, Ruzhdi Luzi, banor i fshatit Drizë në Kuçovë, në mesnatë e qëllon me thikë në fyt të shoqen, Majlinda, ndërsa në dhomën tjetër ndodheshin tre fëmijët ende të mitur. Krimi në familje u shënua në mesnatë, në fshatin Drizë, rreth 30 km larg qytetit
Gjatë marrjes në pyetje, burri ka dëshmuar se e kishte vrarë të shoqen për shkak të xhelozisë që kishte pasur. Por nuk ka dhënë detaje se pse dyshonte që ai e tradhtonte dhe nëse kishte pasur ndonjë fakt, raporton “Panorama”.
“Unë dyshoja se ajo më tradhtonte. Unë nuk e duroja dot këtë turp. Veprimi i saj është shumë i ulët”, është shprehur autori.
Ai ka shfaqur shqetësimin kryesor në lidhje me fëmijët. Duke treguar pendesë për krimin, autori është shprehur se fatkeqësia më e madhe tashmë është se i kishin mbetur tre fëmijët jetimë.
“U vrava nënën, i lashë jetimë të tre. Tani ata do të vuajnë pasojat e mia. Ata janë në moshë të vogël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta”, tha ai.
Nga ana tjetër, të njohur të familjes e mohojnë këtë dyshim të burrit, duke argumentuar se ai mund të kishte kaluar në depresion dhe prandaj e ka kryer vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY