Protesta e opozitës, 40 qytetarë shoqërohen në polici

Protesta e opozitës, 40 qytetarë shoqërohen në polici

87
0
Shares

Menjëherë pas protestës së opozitës, mbrëmjen e djeshme policia nisi shoqërimet në komisariat.

Rreth orës 23:00 numri i të shoqëruarve shkonte në 20, ndërsa mesohet se deri në këto momenete numri i të arrestuarve shkon në më shumë se 40 persona.

Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY