Refuzojnë t’i bëjnë vaksinat vajzës, denoncon nëna

Refuzojnë t’i bëjnë vaksinat vajzës, denoncon nëna

268
0
Shares

Një nënë është ankuar se mjekët nuk i kanë vaksinuar vajzën 9-vjeçare, ndërkohë që e kanë sorollatur me vite me radhë. Në emisionin investigativ “Fiks Fare” u ankua një grua nga Leskoviku. Anila Vasili, nënë e 9-vjeçares, thotë se vajzës së saj nuk i kanë bërë vaksinat. Ajo akuzon mjeken Tatjana Lena, të qendrës shëndetësore në Taç Qendër, e cila i ka grisur edhe kartelën e vaksinës së vajës.
Sipas saj, vajzës nuk i janë bërë vaksinat e moshës 5 dhe 6 vjeç, pavarësisht se vajza ka hyrë në vitin e 10-të. “Kam tentuar për vaksinimin e fëmijës, por më kanë thënë që do ja bëjmë dhe nuk ia kanë bërë. Vajta vërdallë për të kapur drejtorin e Shëndetit në Leskovik. Drejtori më thotë se vaksinimi i është bërë. Unë kam librezën ku tregohet se vaksinat nuk i janë bërë vajzës. Vaksinat janë DT, BCG dhe Poliomelitit. Kur shkova të merrja librezën e vajzës për ta regjistruar në shkollë, kam shkuar te mjekja e qendrës e cila ma grisi librezën e vaksinimit”, tregon nëna, e cila shton se analiza i është bërë vetëm për një vaksinë.
Anila shton se ka marrë në telefon edhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por sërish nuk i kanë kthyer përgjigje. Më pas, ajo shkon të takojë drejtorin e Spitalit të Ersekës. Ky i fundit thërret infermieren. Drejtori dhe infermierja i thonë Anilës se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga ISHP për analizat që i janë bërë vajzës, të cilat do të vërtetojnë nëse janë bërë vaksinat ose jo.
Më pas, nëna shkon të takojë mjeken e fëmijës, Tatjana Lena. Me ndihmën e “Fiks Fare” nëna shkon sërish në Spitalin e Ersekës, ku i thonë se duhet të presë. Nëna i kërkon spitalit që t’i vulosë kartelën e vaksinave, ndërsa mjekja i thotë që e ka vulën në fshatin Taç. Më pas, mjekja do që të nxjerrë jashtë Anilën. “Mos më ndiq nga prapa, m’u zhduk. Të lutem hajde në ambulancë në fshatin Taç” i thotë mjekja, ndërsa nëna e vajzës i përgjigjet se “ai i thërret mendjes moj zonjë, të kam ardhur në fshatin Taç e nuk të kap zonja”.
Mjekja vazhdon me të vetën, duk i thënë “ik nga dera”, ndërsa nëna i shpjegon se vaksinat janë bërë nga ajo mjeke. “Hajde firmosi e vulosi, unë nuk po të kap dot. Kjo letër a ka dalë nga ty moj zonjë? Ja këto që ka mbushur Kozeta (infermierja e mjekes së familjes)” i thotë Anila, ndërsa mjekja i kërkon që t’i shohë. Pasi i merr në dorë, mjekja i gris kartelat e vaksinës, ndërsa nëna e habitur nga veprimi, i thotë se “të lumtë, s’të vjen turp”.
Nëna e fëmijës shkoi edhe në Institutin e Shëndetit Publik. Ky institucion ngriti një grup kontrolli në qendrën shëndetësore të fshatit Taç dhe arriti në konkluzionin se vaksinat i ishin kryer fëmijës. Megjithatë, nëna këmbëngul se vaksinat nuk u janë bërë dhe e çon fëmijën në ISHP për të kryer analiza të tjera.
Fëmijës i merret gjak për të kryer analizat. Rezulton se dy nga analizat, për të vërtetuar nëse janë bërë ose jo vaksinat, nuk bëhen në Shqipëri. Nga ISHP-ja erdhi përgjigjja që vaksinat e fruthit i janë bërë fëmijës, ndërsa kanë kaluar 8 muaj dhe nëna e fëmijës nuk ka marrë ende përgjigje.
“Një vaksinë i është bërë. Dy kampionet e tjera që janë marrë analiza, nuk bëhen në Shqipëri. Do t’i çojmë në Itali. Po presim përgjigje nga instituti përkatës për të nisur kampionet për analizë. Kampionët ruhen deri në dy vjet në ISHP”, thotë Iria Preza, specialiste në ISHP.   TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY