Ministri Federal i Bujqësisë në qeverinë Merkel zoti Christian Schmidt deklaron ne Televizionin publik gjerman ARD pas vizitës në Tiranë në 17 nëntor 2016.
“Vendet importuese te kanabisit janë ato të Bashkimit Europian; domethënë problemi vjen direkt te ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE”, u shpreh pwr ARD
Ministri i Bujqësisë ishte në një farë mënyre emisari i kancelares Angela Merkel në Tiranë për të përgatitur vizitën e shefit të qeverisë Edi Rama në Berlin ditën e hënë. Mesazhi kryesor i tij ishte se çelja e negociatave për anëtarësimin në BE mbeten të lidhura me kushte.
“Komisioni Europian ka shënuar disa përparime në Shqipëri por ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e përgjithshëm të rreziqeve nga jashtë Europës…”, u shpreh Schmidt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/