Zbulohen kushtet e Angela Merkel, ministri i saj tek Edi Rama në...

Zbulohen kushtet e Angela Merkel, ministri i saj tek Edi Rama në 17 nëntor

69
0
Shares

Ministri Federal i Bujqësisë në qeverinë Merkel zoti Christian Schmidt deklaron ne Televizionin publik gjerman ARD pas  vizitës në Tiranë në 17 nëntor 2016.
“Vendet importuese te kanabisit janë ato të Bashkimit Europian; domethënë problemi vjen direkt te ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE”, u shpreh pwr ARD
Ministri i Bujqësisë ishte në një farë mënyre emisari i kancelares Angela Merkel në Tiranë për  të përgatitur vizitën e shefit të qeverisë Edi Rama në Berlin ditën e hënë. Mesazhi kryesor i tij ishte se çelja  e negociatave për anëtarësimin në BE mbeten të lidhura me kushte.
“Komisioni Europian ka shënuar disa përparime në Shqipëri  por ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e përgjithshëm të  rreziqeve nga jashtë Europës…”, u shpreh Schmidt.

christian_schmidt_(2014) 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY