Ish-drejtori i Aviacionit Civil: Shteti u dorëzua në Rinas

Ish-drejtori i Aviacionit Civil: Shteti u dorëzua në Rinas

423
0
Shares

Dy grabitjet në aeroportin e Rinasit, aq më shumë nga i njëjti person konsiderohet një situatë e papranueshme prej ekspertëve. Madje në kushtet kur edhe auditi ka nxjerrë fitime të larta, mos reagimi i institucioneve qeveritare shihet si një dështim.  Madje Ish-drejtori i Aviacionit Civil Ervin Minarolli deklaron se ministria i ka të gjitha mundësitë që të anulojë këtë kontratë pas ngjarjeve të fundit. 

Qëndrimet se ngjarja e Rinasit nuk u parandaluan pasi koncesionari nuk rriti masat e sigurisë edhe pse institucionet shtetërore i kishin paraqitur shqetësimet, konsiderohen të papranueshme dhe dështim të shtetit prej ekspertëve.

Ish-drejtori i Aviacionit Civil Ervin Minarolli deklaron se ministria mund të kishte vepruar me masa të forta siç ka vepruar dhe në raste të tjera.

Ervin Minarolli: Unë mendoj që nuk ka asnjë kontratë që nuk mund të anulohet. Këto ta japin formën si do anulohet kjo kontratë, kjo do të dalë në bazë të negociatave apo arbitrazhit. Në kemi parë një shtet që prish kontratat e HEC-eve, prish kontratat me individët, që është i fortë me ata që janë të dobët. Pse ky shtet nuk arrin ta tregojë me një koncesionar të tillë.

Aeroporti ka fitime të konsiderueshme shprehet Minarolli dhe  prishja e kontratës do të ishte pozitive si për sigurinë por dhe për ekonominë

Ervin Minarolli: Edhe nëse na duhet ta prishim kontratën ka fitim të konsiderueshëm që mund të justifikojë nesër edhe një formë të re të menaxhimit të aeroportit dhe duke i mbledhur vetë të ardhurat shteti. 

Sipas ish-Kreut të Aviacionit Civil  koncesionari  aktual nuk i plotëson të gjitha kushtet që duhen në aviacionin civil.

Ervin Minarolli: Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës, të cilat të dyja së bashku bëjnë  organin shtetëror të autorizuar për kontratën. Këto organe kanë bërë kalimin e kontratës nga një koncesionar prestigjioz me eksperiencë në fushën aviacionit, në një koncesionar që në dijeninë time nuk ka eksperiencë në fushën e aviacionit civil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY