“Pushtet i fortë me të vobektët dhe i vobektë me të fortët”

“Pushtet i fortë me të vobektët dhe i vobektë me të fortët”

75
0
Shares

Nesër protesta e Opozitës së Bashkuar do të zhvillohet para selisë së kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve pritet të jetë më e madhe se në protestat e mëparshme.

Përveç PD, LSI dhe mbështetësve të tyre, në protestë do të jenë edhe partitë aleate.

Një prej tyre është edhe Agron Duka, që përmes një postimi në rrjetet sociale, apelon për pjesëmarrje masive.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

“Gazi lotsjellës ndaj banorëve Bregut të Lumit dhe guximi i krimit për të hedhur në tokë, në pak minuta, sigurinë kombëtare, treguan realitetin e hidhur përballë nesh në fare pak ditë. Na treguan një pushtet të fortë me të vobektët dhe të vobektë me të fortët. I cili, me kryeneçësi dhe arrogancë, struket pas frikës të humbjes së ofiqeve, duke iu kundërvënë, me gaz lotsjellës dhe tela me gjemba, shpresës të shumicës për ndryshim.

Jo të ndryshimit të një qeverie me një tjetër. Por të një sistemi të keq, që e solli sërishmi vendin në zgrip të kolapsit institucional, me një sistem të ri, të drejtë dhe realisht demokratik. Që lejon një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, me të cilin mund t’i bëjmë ballë sfidave të shumta të shoqërisë sonë.

Nesër, në orën 18:00, do të jemi edhe një herë në shesh për të çuar një hap përpara marshimin e përbashkët drejt krijimit të këtij sistemi. Të bindur se zgjidhjen nuk do ta sjellë njëri tjetër veç atyre që aspiratat, ëndrrat dhe të ardhmen e shohin këtu. Në një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më drejtë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY