Gent Cakaj përplaset me Ivica Daçiç në Varshavë: Për shkakun tënd kam...

Gent Cakaj përplaset me Ivica Daçiç në Varshavë: Për shkakun tënd kam 28 vjet refugjat

150
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përplaset me homologun e tij serb Ivica Daçiç në Ministerialin e Varshavës për çështjen e Kosovës.

Mësohet se Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për t’u larguar nga salla.

Në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke ju drejtuar Daçiç: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

Pas ndërhyrjes së Cakaj, Daçiç ka kërkuar të marrë fjalën sërish por nuk është lejuar nga drejtuesi i takimit.

Ky episod vjen pak ditë pas incidentit diplomatik në Konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Tiranë, ku delegacioni serb nuk pranoi të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.

Kosova sakaq refuzoi të përfaqësohet nën logon UNMIK, me pretendimin se është shtet i pavarur. Nga ana tjetër delegacioni serb nuk pranoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konference, e për këtë arsye u largua, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY