DEKLARATA/ Bizneset amerikane në Tiranë, nuk stresohen nga tensionet politike por…

DEKLARATA/ Bizneset amerikane në Tiranë, nuk stresohen nga tensionet politike por…

115
0
Shares

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Indeksin e Besimit të Biznesit për vitin 2018. Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive.

Sipas tyre performanca e ekonomisë shqiptare është përkeqësuar, ku shqetësim është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me një përkeqësim prej gati 4 pikësh. Për herë të parë, klima e brendshme politike është ngjitur si shqetësimi i tretë më i madh i bizneseve të Dhomës Amerikane.

Kreu i Dhomës Amerikane, Mark Kroford foli për një përmirësim të dukshëm në nivelin e taksave, reduktimin e burokracisë dhe ekonomisë informale. Ndërsa Zv/ ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Koski tha se korrupsioni në porte dhe kontrolle kufitare në Shqipëri mbetet një ndër faktorët më problematik për investitorët e huaj.

Sipas tij, SHBA-të kanë besim që Reforma në Drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, të lirë nga korrupsioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY