Banorët përplasen me INUK për murin rrethues

Banorët përplasen me INUK për murin rrethues

65
0
Shares

Një familje është përplasur me policinë bashkiake në Rrugën Faik Konica në kryeqytet. Objekt është bërë muri rrethues i një banese ku policia kishte shkuar për të zbatuar urdhrin që ai duhej prishur pasi rezultonte pa leje. Bëhet fjalë për një mur që sipas familjes nuk është i ri por është ndërtuar që në vitin 1991.
INUK është përplasur fizikisht me banorët  pasi ata nuk kanë pranuar prishjen e murit rrethues. Si rrjedhojë policia ka shoqëruar 4 banorë që janë të afërm të familjes.  Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për 30-40 të afërm që janë përplasur me policinë e cila pas rezistencës shkoi me mbi 40 forca policore.
Banorët kanë qëlluar me gurë policinë dhe nuk kanë lejuar që INUK të afrohet .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY