Pasuritë e Admir Murataj, milionat që po konfiskon prokuroria

Pasuritë e Admir Murataj, milionat që po konfiskon prokuroria

189
0
Shares

Disa qindra mijëra euro pasuri të Admir Muaratajt janë verifikuar tashmë nga prokuroria dhe është vendosur prej saj sekuestrimi I tyre. Bëhet fjalë për apartamente, troje, pemtore, vila dhe makina që ajnë në pronësi të Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe 14 familjarëve të tyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.
Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme: BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fouristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj; DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volksëagen Tiguan; Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj; Motoçikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me: 1. Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale; 2. Zotërimi i pasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:
Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD; Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë; Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë; Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000; Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO; Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt; BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fuoristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj; DODGE sekuestruar shtetasit Cen Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Cen Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volksëagen Tiguan; Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj; Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY