YLLI MANJANI/ Askush nuk mund të ma mbyll gojën

YLLI MANJANI/ Askush nuk mund të ma mbyll gojën

148
0
Shares

Më bënë përshtypje dy qytetarë që telefonuan tek emisioni “Koha për tu Zgjuar”.
Në pamundësi për të reaguar përgjatë emisionit (linja jo vetëm që është e zënë, por nuk duhet të zëmë hapësirën mediatike të dedikuar për qytetarët), po sqaroj këtu të dy rastet.
Rasti i parë, ishte dje ku një zonjë përgjatë shqetësimit që shprehu për kthimin e pronave tha ne tekst se “….edhe Ylli Manjani nuk po flet më! Me sa duket ja kanë mbyllur gojën dhe atij….”
Nuk e mohoj aspak shqetësimin që na vjen nga qytetarë të ndryshëm,që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vonesa në trajtimin e dosjeve! Disa herë unë dhe personeli që më ndihmon në Ministri, kane kërkuar përshpejtim të procedurave të kthimit dhe kompensimit.
Puna ka filluar dhe kemi raportuar rastet e para të pronareve që kanë mbyllur përfundimisht “llogaritë” e hapura me shtetin. Pra janë kompensuar plotësisht! Ky proces vazhdon dhe plani është që brenda këtij viti të harxhohet i gjithë fondi për kompensim financiar. Buxheti i vitit të që vjen ka po aq para në dispozicion; pra 24 milionë dollarë të tjerë!
Ky vit që po mbyllim na mori shumë kohë me hartimin dhe miratimin e ligjit të ri (mos harrojmë se vetëm para pak ditësh, përfundoi gjykimi mbi këtë ligj ne Gjykatën Kushtetuese). Po këtë vit përgatitëm gjithë kuadrin nën ligjor të nevojshëm, që kërkon kohë dhe energji. Po në këtë vit pritëm aplikime të reja të cilat janë pjesë e shqyrtimit të përditshëm të ATP.
Kemi ndryshuar të gjithë konceptin mbi barrën e përgjegjësisë. Tashmë, i takon ATP të bredhë nëpër zyrat e shtetit për të verifikuar të dhënat dhe jo më pronarëve, që jemi mësuar ti shohim me letra nën sqetull duke kërkuar vërtetime pa fund!
Pa dyshim që jo çdo gjë shkon vaj! Kemi probleme dhe nuk përjashtoj as sjellje apo praktika të paligjshme, për të cilat kërkoj bashkëpunimin e cilitdo që ka parë apo provuar në kurriz kërkesën për korrupsion! Të jemi të bindur që nuk do fal askënd ndaj të cilit ka një provë qoftë dhe indirekte për korrupsion!
Por ju lutem të mirëkuptojmë njëri-tjetrin se jo çdo shqetësim që kalojmë duhet të quhet detyrimisht Korrupsion..! Korrupsioni është krim dhe si i tillë duhet provuar, që të dënohet ai/ajo që e kryen!
E di dhe nuk e kam mohuar asnjëherë që ka vonesa në shërbim! Ashtu siç jam i bindur që vonesat e pajustifikuara çojnë ne një bindje që aty ku ka vonesë ka Korrupsion! Ndaj dhe i kemi shpallur luftë vonesave! Por jo gjithmonë ja kemi arritur për arsye të vështirësive që ju rendita pak më lart!
Nga ana tjetër, të mos harrojmë se po merremi me dosje qe prej 20 vitesh nuk është marrë askush! Po askush fare!
Dhe që ti përgjigjem qytetares për çështjen e “mbylljes së gojës”, mund të them se askush, po askush askush nuk ma mbyll dot gojën! Kam pranuar gjithë jetë time pasojat e mosmbylljes se gojës dhe nuk kam asnjë arsye të tërhiqem tani!
Kështu që kam folur e do flas sa të mundem! Tani që jam dhe ministër jam dhe më i detyruar të flas. Në mos tani, kur?
Pa zgjidhje të çështjes se pronave unë besoj se nuk do kemi as klimë më të mirë bisnesi dhe investimesh dhe as ekonomi kombëtarë të zhvilluar!
Por ndërkohë kam detyrë të veproj të marr masa që kjo gjë që zgjidhet sipas programit të zbatimit të ligjit të ri!
Ndërkohe e përsëris, cilido që ka një të dhënë (jo thashetheme apo mendim të përgjithshëm) është i ftuar ta ndajë me ne në Ministrinë e Drejtësisë!
Rasti i dytë, ishte sot një qytetar nga Berati, i cili fliste në emër të një “grupi punëtorësh të malit”, pra hashashit, të cilët janë në ndjekje penale nga organet e ligjzbatuese.
Mu krijua bindua se qytetari fliste në emër të tyre, për të maskuar ndonjë hall të vetin. Por kjo nuk ka rëndësi! Dua ti përgjigjem shqetësimit jo pa ton që ai ngriti se “falja e premtuar për këtë kategori ishte gënjeshtër”!
Se pari askush nuk ka premtuar falje! Falja është një akt individual, që do të thotë se jepet pë individë konkretë sipas një procedure!
Së dyti ne kemi folur për një amnisti, të cilën po i japim “dorën e fundit” për ta përcjellë në Parlament për diskutim dhe miratim!
Së fundi, por jo për nga rëndësia, shkelësit e ligjit nuk mund të kërkojnë hesap pjesës tjetër të shoqërisë që ka interes zbatimin e ligjit! Të punosh sot në parcelat e hashashit është ligjërisht pjesë e aktivitetit kriminal dhe si e tillë është e dënueshme! Natyrisht jo aq e dënueshme sa ç’duhet të jetë për bosët e kësaj pune, por është e dënueshme!
Prandaj askush të mos krijojë bindje se mund te shkelet ligji, duke dalë në mal për punë të paligjshme dhe se do falet apo do amnistohet! Kjo vepër dënohet sot e do dënohet dhe pas amnistisë! Prandaj kush nuk do probleme me organet ligjzbatuese te mos merret me punë të tilla!
Kjo është këshilla ime ligjore për qytetarin dhe çdo qytetar tjetër që gjendet në këto kushte!
Edhe njëherë faleminderit emisionit televiziv që na mundëson këtë komunikim!
Faleminderit dhe qytetarëve që denoncojnë rastet që ata kanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY