DOKUMENTI/ “Nëna jote shoqja Xhaçka denonte njerëz si gjyqtare e Enver Hoxhës”

DOKUMENTI/ “Nëna jote shoqja Xhaçka denonte njerëz si gjyqtare e Enver Hoxhës”

323
0
Shares

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, në një reagim të tij në rrjetet sociale ka publikuar disa dokumente qe lidhen me aktivitetin e së ëmës së Olta Xhaçkës, gjatë viteve të diktaturës, ku ajo ishte gjyqtare e regjimit.

Balliu i ka kujtuar ministres se “nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.”.

Ja reagimi i plotë i Klevis Balliut

Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës.

Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.

Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.
E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.

Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.

Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!
E kush?
Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.

Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY