Prokuroria i sekuestron ish-deputetit socialist 40 milion euro prona

Prokuroria i sekuestron ish-deputetit socialist 40 milion euro prona

184
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestrio ndaj një ish-deputeti të njohur socialist.

Vlera e pronave të sekuestruara kap 40 milion euro.

Organi i hetimit bën me dije se pronat i janë sekuestruar ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Sekuestrimet janë pjesë e hetimeve të nisura në vitin 2016 për dosjen “339”, ku u sekuestruan fillimisht 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës, në vendin e quajtur Mali i Rrenzit në Shëngjin.

Po kështu bëhet e ditur se Ndokës i janë sekuestruar toka edhe në zonën  Rana e Hedhun, Laguna e Lezhës, si edhe disa apartamente në plazh

Sipas prokurorisë e gjithë kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar duke faklsifikuar dokumentet në mënyrë të jashtëligjshme.

Aktualisht Arben Ndoka ndodhet në arrest shtëpie, teksa u arrestua disa muaj më parë në kuadër të operacionit “Volvo 4’, ku u goditën 4 grupe kriminale, midis të cilëve edhe fisi Avdylaj në Shijak, si dhe ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY