Kryemadhi nga Pogradeci: Këta banorë nuk ekzistojnë për qeverinë shqiptare!

Kryemadhi nga Pogradeci: Këta banorë nuk ekzistojnë për qeverinë shqiptare!

105
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një postim në facebook, shkruan se vëmendja e qeverisë për banorët e Pogradecit është inekszistente.

Kryemadhi premton se LSI së shpejti do të paraqesë një plan të qartë dhe të plotë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët.

Postimi i plotë: 

Nga Leshnica e Pogradecit ju uroj një ditë të mbarë!

Lulet e mollës kanë çelur, por mollët e banorëve të zonës janë ende të pashitura në dhomat e tyre. Vëmendja e qeverisë është inekzistente. Këta banorë nuk ekzistojnë për qeverinë shqiptare, sepse janë të pakonsiderueshëm për të, edhe pse këta punojnë çdo ditë të vitit.

Sot bujqësia shqiptare, i jep prodhimit të brendshëm bruto, pra GDP-së shqiptare, 22% dhe vetëm 0.7% e këtij buxheti shkon në shërbim dhe në funksion apo dhe në ndihmesë të bujqësisë shqiptare. Ajo që të bën përshtypje, është që e gjithë bujqësia është jo vetëm e pasubvencionuar, por vëmendja e qeverisë shqiptare është inekzistente. Qeveria është fokusuar vetëm në fasadën e saj, në imazhin e një Kryeministri në ikje dhe absolutisht nuk ka vëmendje ndaj blegtorisë, bujqësisë dhe pemtarisë.

LSI së shpejti do të paraqesë një plan të qartë dhe të plotë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët.

Subvencioni do të jetë i drejtpërdrejtë te fermerët për çdo kokë bagëti, për çdo koshere bletësh, për çdo dynym toke të punuar, për çdo serë të ndërtuar, ku fermerët dhe blegtorët shqiptarë harxhonin më shumë kohë dhe para për të paraqitur dokumentat për të përfituar subvencionet e tyre.

Ne do ta realizojmë këtë plan, sepse LSI-ja është ajo forcë që di ta mbajë fjalën, e ka mbajtur fjalën dhe do ta mbajë gjithmonë fjalën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY