Grusht shteti në Sudan, ushtria rrëzon Presidentin pas 30 vitesh

Grusht shteti në Sudan, ushtria rrëzon Presidentin pas 30 vitesh

90
0
Shares

U finalizua në ditën e sotme grushti i shtetit në Sudan, ku ushtria rrethoi me trupa dhe mjete pallatin presidencial dhe hyri në selinë e televizionit shtetëror.

Trupat ushtarake njoftuan më pas krijimin e një qeverie të re tranzicioni ndërsa presidenti Omar Al Bashir dha dorëheqjen.

Zhvillimet pasuan protestat 5 ditore, gjatë së cilave mijëra vetë dolën në shesh për të kërkuar largimin e presidentit, në detyre prej 30 vitesh.

Të gjithë pjesëtarët e qeverisë u arrestuan pas dorëheqjes së kreut të shtetit. Në pranga edhe zv/presidenti i partisë së kongresit kombëtar, Ahmed Haroun, si dhe  truprojat e presidentit.

Turma e qytetarëve që protestonte prej ditësh shpërtheu në festë, duke brohoritur për rrëzimin e Al Bashir.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY