Zgjidhet mes debatesh anëtari i ri i KLP-së

Zgjidhet mes debatesh anëtari i ri i KLP-së

112
0
Shares

Me 135 vota pro dhe 81 kundër Vate Staka është miratuar si anëtar në KLP në mbledhjen e asamblesë.

Mbledhja e asamblesë u ndërpre për disa minuta, pas përplasjes së një grupi prokurorësh me kryeprokuroren Marku.

Pasi rinisi mbledhja, kryeprokurorja Marku u shpreh se: “Konstatohet se ka kërkesë për ndryshim tip të fletës së votimit. Kjo flete votimi nuk mund të ndryshohet. Fleta e votimit ka vetëm një emër deri tani, gara ka qenë e hapur dhe mund te kishit kandiduar. Propozimi është i ligjshëm, por ne kemi një praktikë te konsoliduar nga votimi i mëparshëm. Mendoj qe mund të vazhdojmë me rendin e ditës, ankimi mund të behet brenda afateve. Nuk lejohen replikat”.

Pas saj, Prokurori Sokol Malaj ka marrë sërish fjalën duke kërkuar që propozimi i tij të hidhet në votë.

“Të nderuar kolegë ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY