Xhaçka: “Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në...

Xhaçka: “Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në luftë”

96
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nga Rinasi ka sqaruar se vendimi për të vendosur Forcat e Ushtrisë në zonën e aeroportit, pas grabitjes spektakolare, ka thënë se nuk ka nevojë për të marrë leje nga Parlamenti, pasi vendi nuk është në kohë lufte.

Xhaçka ka theksuar se leja për vendosjen e Forcave Ushtarake nuk merret nga Presidenti. Ajo ka thënë se është cenuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur.

“Nuk behët fjalë për siguri brenda. Ne do të patrullojmë sigurinë e perimetrit të aeroportit. Baza jonë nuk është asnjë kilometër. Ne do të sigurojmë perimetrin e aeroportit, sepse nuk na takon neve ta bëjmë.

Nuk është ndonjë precedent i padëgjuar më parë. Por një precedent i përsëritur. Jemi të detyruar të garantojmë sigurimin e perimetrit përmes policisë ushtarake. Nuk është nevoja të evokohet Kushtetuta apo ligje të ndryshme. Prioritet  ynë është sigurimi i qytetarëve”, ka thënë Xhaçka, e cila më tej i ka kthyer dhe përgjigje Presidentit. “Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në luftë”, u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY