Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes, Meta i kerkon llogari Shefit të Shtabit...

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes, Meta i kerkon llogari Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA

84
0
Shares

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në ruajtje aeroportin e Rinasit pas grabitjes së bujshme,ka sjelle menjehere reagimin e Presidenti të Republikës.

Zedhenësi Presidentit , Tedi Blushi ka konfirmuar faktin se kreu i Shtetit ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku, “se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.”

Pas marrjes së informacionit, kreu i shtetit do të mbaj një qëndrim publik për këtë vendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY