Komisioni Evropian pranon autorësinë e përkthimit gabim të Vettingu-t

Komisioni Evropian pranon autorësinë e përkthimit gabim të Vettingu-t

58
0
Shares

Komisioni Evropian ka pranuar autorësinë e përkthimit të ligjit të Vetting-ut, në anglisht, i cili rezulton me gabime e pasaktësi, që sipas opozitës ndryshojnë kuptimin e ligjit.
Duke iu përgjigjur interesit mbi këtë skandal, zyra e delegacionit të Komisionit në Tiranë nuk e mohoi që përkthimi i ligjit është bërë nga EURALIUS, por tha se përgjegjësinë për ta verifikuar atë e kanë autoritetet shqiptare.
“EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtar”.
Ligji në variantin anglisht iu dërgua Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i saj Bashkim Dedja, deklaroi publikisht në media dy ditë më pare se ligji ishte përkthyer nga EURALIUS. Ai pranoi edhe pasaktësitë, që u evidentuan nga opozita. Për këtë arsye ligji u përkthye edhe njëherë dhe iu ridërgua Komisionit të Venecias. Duket se përgjegjësitë kane rënë mbi Kreun e misionit.
Sipas opozitës gabimet prekin thelbin e ligjit dhe kjo mund të ndikojë në opinionin që do të japë Komisioni i Venecias. Eksperte te jurisprudencës kanë hedhur dyshime se gabimet në përkthim kanë qenë te qëllimshme për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY