Rama – Meta – Basha – Blushi: Kush e fitoi betejën mbrëmë...

Rama – Meta – Basha – Blushi: Kush e fitoi betejën mbrëmë në TV

74
0
Shares

PleaKatër emisionet mbrëmë, në katër televizione të ndryshme ku ishin ftuar katër politikanët, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Ben Blushi, kishin një ndjekje që kapte gati 60 për qind të audiencës në vend.
Lulzim Basha, në “Opinion”, ishte ai që u duk në këtë pikë më i qarti dhe më i fituari në aspektin e vëmendjes. Basha njoftoi, për herë të parë pas një kohe të gjatë qëndrimesh të dyzuara, se PD nuk do të ketë koalicion me LSI-në e Ilir Metës.
Edi Rama po ashtu ishte i qartë. Ai foli në “Top Story” për një koalicion me tre koka, duke lënë të kuptohej se PS dhe LSI do të kishin partneritetin me PDIU në zgjedhjet e ardhshme.
Ben Blushi nga ana e tij, te “Arena” në Ora Neës, u fokusua më shumë në mesazhe të tjera. Ai akuzoi opozitën se kishte tradhtuar reformën zgjedhore.
Ilir Meta ishte ai që pati natën më të sikletshme. I vënë përballë opinionistëve që janë të njohur për qëndrimet e ashpra kundër tij, Meta u përball me akuza për “hipokrizi”, “mos marrje përgjegjësish në bashkëqeverisje” dhe “klientelizëm”, por i gjendur komod në mesin e politikës ai pati mundësi të dredhonte, duke qenë kryesisht i balancuar për çështje si kanabisi apo ekonomia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY