FOTO LAJM/ Ja kush është i riu përmetar i gjendur i vdekur...

FOTO LAJM/ Ja kush është i riu përmetar i gjendur i vdekur në “Don Bosko”

66
0
Shares

24 vjeçari i gjendur i vdekur është identifikuar nga policia si Endri Dhimitri, nga Përmeti. Ai  është  gjetur pa jetë  në rrethana misterioze në banesën e tij në rrugën ‘’Don Bosko’’, në kryeqytet.
Sipas informacioneve nga policia, shkak i vdekjes së 24-vjeçarit është bërë hemoragjia e brendshme.
Menjëherë pas lajmit të vdekjes së 24-vjeçarit ka reaguar në facebook faqja ‘’Bashkësia Përmet’’, ku shkruan se 24-vjeçari që u nda nga jeta në lule të rinisë, nuk kishte pasur gëzime në këtë jetë. Para 3 vitesh, sipas kësaj faqje ai kishte mbetur jetim pasi nëna e tij kishte ndërruar jetë.
Ekspertët mjeko-ligjor do të kryejnë autopsinë për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes së 24-vjeçarit. Mësohet se para disa ditësh kishte dalë nga Spitali i Traumes ku ishte shtruar në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar sasi të medha alkooli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY