Rama dhe Basha “përballen” në gjyq, kryeministri kërkon dëmshpërblim

Rama dhe Basha “përballen” në gjyq, kryeministri kërkon dëmshpërblim

145
0
Shares

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore midis Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Seanca bëhet fjalë për një padi të ngritur nga Kryeministri kundër kryedemokratit Basha për “shpifje”, pas një statusi të këtij të fundit në Facebook, ku Basha shpreh opinionin e tij duke thënë se Rama po mbronë kupolën e policisë së shtetit dhe Saimir Tahirin.

Po ashtu padia është bërë edhe pas akuzave të Bashës  fabrikim provash nga ana e Ramës për të fshehur faktet për çështjen “Babale”.

Basha dhe Rama nuk kanë qenë të pranishëm në seancë, por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.  Avokatët e Ramës në seancën e sotme paraprake kanë kërkuar një dëmshpërblim me vlerën 1 milion lekë të reja ndaj Bashës, ndërkohë që mbrojtësi i këtij të fundit Ledio Braho pretendoi se deklarata e Bashës  është bërë në kuadër të publikimeve në media dhe vetëdeklarimeve të Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY