FOTO/Identifikuan në morg Admir Muratajn, familjarët shpërthejnë në lot

FOTO/Identifikuan në morg Admir Muratajn, familjarët shpërthejnë në lot

149
0
Shares

Familjarët kanë qënë ata të cilët kanë identifikuar Admir Muratajn, i cili dyshohet si grabitësi që ideoi super grabitjen në Rinas të mirëmenduar deri në detaj.

Konkretisht, si morën lejë, bashkëshortja dhe vëllai i Admir Muratajt kanë qenë ata të cilët kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë në morgun e Tiranës.

Albana Murataj ka konfirmuar se trupi i përkiste bashkëshortit të saj. Jashtë morgut familjarët e ‘trurit’ të grabitjeve në pistën e Rinasit janë parë në lot, teksa presin të marrin trupin për të kryer ceremoninë mortore.

Admir Murataj dyshohet se ishte organizatori i vjedhjes së 10 milionë eurove në Rinas. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kur po përpiqej të arratisej. Gjithsesi, të shumta janë dyshimet se Murataj mund të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij, për të fshirë çdo gjurmë.

Ai ishte arratisur në 2013-ën nga burgu në Greqi, ndërkohë në Shqipëri organizonte prej kohësh grabitje bankash.

Murataj kishte ndërtuar edhe një shtëpi luksoze në periferi të Tiranës,e cilla ndodhet në Fushë Prezë dhe Murataj ka jetuar aty bashkë me familjen deri në vitin 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY