Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shumë të kërkuarit Sajmir Hasalla, 42 vjeç, banues në Papërr, Elbasan.
Ky person, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” pas njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës Larisa Greqi.
Gjykata e Apelit Larisa Greqi me vendim penal të formës së prerë e ka dënuar me burgim të përjetshëm dhe me masë administrative 50.000 euro gjobë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/3, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/