Konfirmohet zyrtarisht, personi i vrarë në Rinas është Admir Murataj

Konfirmohet zyrtarisht, personi i vrarë në Rinas është Admir Murataj

139
0
Shares

Konfirmohet zyrtarisht se personi i vrarë nga policia grabitjen e djeshme eshte Admir Murataj.

Lajmi komfirmohet dhe nga burimet policore në kryeqytet.

Admir Murataj, që u ekzekutua 2 km nga Rinasi dyshohet nga policia se ka qenë organizatori i grabitjes se djeshme, ku u morën të paktën 10 milionë euro në pisten e avionëve. Fillimisht ishin mediat greke qe zbuluan identitetin e tij.

Por kush është Admir Murataj?
Ai është organizatori edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj kishte përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan, Murataj arriti që jo vetëm ti shpëtonte burgut, por edhe të organizonte grabitjen e radhës më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri duke marrë 10 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY