Gazetarja jep detaje të reja: “Grabitësi mbante maskë, u qëllua 300 metra...

Gazetarja jep detaje të reja: “Grabitësi mbante maskë, u qëllua 300 metra larg aeroportit”

196
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ka komentuar dinamikën e grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.  Gazetarja Lala  u shpreh se një nga grabitësit, i cili mbeti i vrarë mbante një maskë silikoni për t’u dukur më i moshuar.

Ajo shton se ai u vra 300 metra larg aeroportit.

“Personi i vrarë, duket si punonjës sigurie në aeroport. Personi u  vra rreth 300 m larg aeroportit. Grabitësit detyrojnë punonjësit të ulen përtokë. Grabitësi i vrarë, jo më shumë se 35 vjeç. Grabitësi kishte vendosur një maskë silikoni për t’u dukur më i moshuar. Janë marrë shenjat e gishtërinjve për identifikimin.

Grabitësit përdorën darë për të hapur portën. Skena e ngjarjes u pa nga pasagjerët në avion. Kur u konstatua se persona të panjohur kishin hyrë, u njoftua ICTS. Autorët nëpërmjet një ure të vogël kanë tentuar të largohen. Paraprakisht dyshohet se janë 10 mln euro të grabitur. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.”-u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY