Grabitja e armatosur në aeroport/ Pse policia nuk mund të futet me...

Grabitja e armatosur në aeroport/ Pse policia nuk mund të futet me armë në pistë

132
0
Shares

Në bazë të marrëveshjes mes qeverisë dhe TIA, në pistën e avionëve nuk mund të futet askush tjetër përveç punonjësve të sigurisë së kompanisë, ICTS, e kontraktuar nga TIA.

As punonjësit e Policisë së Komiasariatit të Rinasit dhe as ata të doganës, nuk mund të futen në pistë, me përjashtim të rasteve specifike, por jo pa kaluar të gjitha kontrollet fizike.

Edhe në rast se Policia duhet të futet brenda për ndonjë situatë të caktuar, punonjësit nuk duhet të kenë armë me vete.

Në kuadër të masave të shtuara të sigurisë, pas sulmeve terroriste në disa vendë të BE, në mars 2016, Komisariati i Rinasi, i ka kërkuar TIA-s, marrjen e masave për lëvizjen e mjeteve të shërbimeve të linjave ajrore brenda në pistë si dhe rishikimin e sistemit të kamerave, dhe shkëmbim të menjëhershëm i informacionit në rast të ngjarjeve të mundshme kriminale. Por deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

PROPOZIMET

-Policia i ka propozuar kompanisë së sigurisë ICTS vendosjen e sinjaleve të alarmit, që në momentin kur dikush tenton të kalojnë rrethimin, sirena të lajmëronte për rrezikun.

-Propozimi tjetër ishte porta me shinë, e njëjtë si ajo që ndodhet pranë Kargos, disa metra larg terminalit. Porta nga ku hynë grabitësit mbahej e mbyllur vetëm nga një dry dhe shuli, që nuk rezultuan aspak të sigurt.

-Është propozuar vendosja e një sistemi me thumba në tokë pranë portës, që të komandohej me pult, vetëm prej punonjësve të sigurisë së Aeroportit./panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY