Më shumë se 1 orë në Presidencë, Meta tregon çfarë diskutoi me...

Më shumë se 1 orë në Presidencë, Meta tregon çfarë diskutoi me Palmer-in

94
0
Shares

Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare Basha dhe Kryemadhi, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe presidenti Meta në një pstim në facebook, shkruan se në fokus të diskutimit ishte forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Postimi i Metës: 

Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.

Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ndërkohë ditën e djeshme Palmer ka zhvilluar një takim informal edhe me Ambasadorët e BE-së në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY