Takimi me Palmer, Kryemadhi: Hallet do t’i zgjidhim ne shqiptarët

Takimi me Palmer, Kryemadhi: Hallet do t’i zgjidhim ne shqiptarët

87
0
Shares

Ka zgjatur rreth 70 minuta takimi mes zv.ndihmës sekretarit amerikan, Mathew Palmer dhe kryetares se LSI-së, Monika Kryemadhi  në selinë e LSI-së. Pak pas takimit, Kryemadhi në një prenoncim për gazetarët u shpreh se nuk është e autorizuar të flasë rreth asaj që diskutoi. Kryemadhi, ndër të tjera theksoi se ‘hallet’ do të zgjidhen nga vetë shqiptarët.

Çfarë u diskutua në takimin me z. Palmer?

Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij.

Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?

Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.

Më herët, Palmer, zhvilloi edhe një takim me gazetarët, ku u shpreh se është përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në zgjedhje.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” -tha Palmer në takimin me gazetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY