VENDIMI/Ndalohen makinat me naftë

VENDIMI/Ndalohen makinat me naftë

69
0
Shares

Kryetaret e Bashkive te katër metropoleve te mëdha botërore kane vendosur te ndjekin modelin e Tokios, duke ndaluar përdorimin e makinave me nafte dhe kamionëve, duke nisur nga gjysma e dekadës se ardhshme.

Nisma është bere publike nga drejtuesit e bashkive te Athinës, Parisit, Madridit e Meksikos, te cilet deklarojnë se gjithçka behet per te përmirësuar cilësinë e ajrit dhe per pasoje edhe te jetesës se qytetareve te tyre. Sipas tyre, ky është edhe një stimul shumë i mirë për të lënë mënjanë makinat e per t’i zëvendësuar ato me biçikleta, ecje ne këmbe, ose me mjete te transportit publik.

Studimet e fundit tregojnë një ndikim të frikshëm të karburantit në përkeqësimin e cilësisë se ajrit. Sipas OBSH-se, rreth 3 milionë vdekje çdo vit janë te lidhura me ndotjen dhe gjithnjë sipas studimeve makinat me nafte, sidomos modelet e vjetra, vlerësohen si ndotësit me te mëdhenj.

Qyteti i radhes qe mund te përballet me nje kufizim te tille pritet te jete Londra, per shkak te presionit te madh te aktivisteve. Aktualisht shume shtete europiane kane ndaluar regjistrimin e te gjitha mjeteve te prodhuara përpara vitit 1997.vision

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY