Policia është në vështirësi për të identifikuar një prej autorëve të grabitjes të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Mesohetiktima nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete dhe kjo e ka bërë të vështirë punën e hetuesve për të zbuluar emrin e tij dhe avancuar me hetimet.
Për këtë arsye, policia ka marrë një pajisje të kompanisë Aleat që prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit dhe e kanë çuar në vendin ku u gjet viktima. Mësohet se policia është duke marrë shenjat e gishtave të personit që u gjet i vdekur, për të verifikuar nëse ka apo jo precedent penalë dhe janë duke marrë informacion për lidhjet e tij shoqërore e familjare.
Viktima, me flokë të rëna ose i qethur zero, u gjet pranë lumit në urën e Brarit i veshur me rroba të zeza të ngjashme me ato komando, të kompletuar deri në detaj, me pranga e antiplumb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/