Grabitja në Rinas, reagim i ashpër i PD: Policia e angazhuar kundër...

Grabitja në Rinas, reagim i ashpër i PD: Policia e angazhuar kundër qytetarëve

86
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar ashpër për ngjarjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën miliona euro dhe një person mbeti i vrarë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi deklaroi se  Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

DEKLARATA E PLOTE:

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE, Seekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti!

Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet.

#13Prill

#RamaIk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY