Ish-deputeti këshillon Braçen: Nise me zbardhjen e shkakut se pse Rama nuk...

Ish-deputeti këshillon Braçen: Nise me zbardhjen e shkakut se pse Rama nuk vjen në Shkodër

140
0
Shares

Zv.kryeministri Erion Braçe gjatë një aksioni blic në Shkodër u shpreh se ne qytet janë vjedhur votat, por nuk ka reaguar pasi zgjedhjet u certifikuan si legjitime.

Këtyre deklaratave u përgjigjet Bardh Spahia nga PD.

Ai jo vetëm i hedh poshtë deklaratën e tij, por i jep dhe një këshillë Braçes që nis fillimisht me zbardhjen e shkakut se përse kryeministri Rama nuk vjen në Shkodër.

Reagimi:

ZOTI ZV.KRYEMINISTER LEXO LIGJET

Erjon Brace paska deklaruar se paska sinjale e se paska pasur blerje pa fund votash ne Shkoder, por nuk e kontestoka rezultatin meqe zgjedhjet jane certifikuar si legjitime!!!!!! Vertete z.Brace kete llogjike ka nje individ qe eshte deputet prej plot gjashte legjislaturash???? Kete llogjike ka ai qe eshte numri 2 i ekzekutivit? A e di z.Brace se kur ke te dhena per nje veper penale, ke detyrimin ligjor ta denoncosh tek strukturat ligjzbatuese, tek ato struktura qe ju i kontrolloni plotesisht? A e di z.Brace se halli qe ju ka zene me pergjimet e dosjes 339 e 184, te prokurorise e jo te PD, sic jane publikuar per blerje te zgjedhjeve duke perdorur bandat tuaja, nuk mbulohen me keto lloj perrallash qe edhe vete nuk i beson? Shkodra ua ka dhene pergjigjen identike ne cdo pale zgjedhje, e padyshim duke i akuzuar shkodranet se qenkan blere, thjesht u perforcon qasjen refuzuese qe kane ndaj asaj cfare perfaqesoni! Nje keshille z.zv.kryeminister me detyre inspektori meqe ke marre persiper te punosh fort: nise nga zbardhja e arsyes se perse shefi yt ka frike te vije ne Shkoder.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY