DETAJET/ Si erdhi deri te vdekja e mistershme Endri nga Përmeti

DETAJET/ Si erdhi deri te vdekja e mistershme Endri nga Përmeti

82
0
Shares

I riu Endri Dhimitri nga Përmeti që gjeti vdekjen në mënyrë të mistershme në Tiranë kishte konsumuar një shishe uiski mbrëmjen e 28 nëntorit, në një lokal tek ‘Rruga e Kavajës’ dhe ishte ndjerë keq.

Sipas neës 24 ai pasi ka dalë nga lokali ka qenë shumë rëndë dhe kalimtarët e kanë parë të ulur në rrugë dhe kanë njoftuar ambulancën. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga forcat e komisariatit nr. 2 në kryeqytet, të cilët thonë se e kanë parë të riun të ulur në rrugë.

“Djali ishte ulur në rrugë, derisa iu afrua dikush. Pamë qytetarë që e ndihmuan 24 vjeçarin Endri Dhimitri, më pas e ndihmuam të hipte në ambulancë”,- thotë policia.

Mjekët e Traumës që u kujdesën për të më 28 nëntor thonë se 24-vjeçari kishte shtypje të trupit kur ka shkuar për mjekim. “E mbajtëm në mbikëqyrje për 6 orë, nga ekzaminimi nuk konstatuam asnjë dëmtim. 24 vjeçari u dërgua pas disa orësh në shtëpi”,- thanë mjekët.

Pasi ka marrë mjekimin, mësohet se i riu është ndjerë keq edhe ditën e nesërme. Shokët me të cilët jetonte e kanë dërguar sërish në spital më 29 nëntor. Sipas burimeve të Neës 24 dhe BalkanËeb, mjekët nuk e vizituan por e këshilluan të pinte ilaçet e dhëna prej tyre, pasi e kishte nga alkooli.

Pas këtyre episodeve, i riu u gjet i vdekur nga fqinjët në banesë, ndërsa afër trupit kishte një shishe alkooli. Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, pritet që trupi i të riut t’i nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se punonte si Drejtor i Hetimit Tatimor, ndërsa para 3 vjetësh të i kishte vdekur edhe nëna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY