Gaz lotsjellës ndaj banorëve, Paloka: O njerëz mendoni vetëm një moment sikur...

Gaz lotsjellës ndaj banorëve, Paloka: O njerëz mendoni vetëm një moment sikur të ishit ju…

104
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër pas sulmit me gaz lotsjellës ndaj banorëve të Bregut të Lumit.

Paloka nepermjet ketij rasti, fton të gjithë atyre që nesër mund tiu vijë radha, të mos rrinë në heshtje.

REAGIMI I PALOKES

O njerëz, mendoni vetëm një moment sikur të ishit ju…

Jeni në gjumë bashkë me fëmijët tuaj ende pa dal drita.

Papritur të thyejnë dritaren dhe gazi helmues ju merr frymën. Pas pak të nxjerrin zvarrë nga shtëpia jote, bashke me pleq e femijë, në mes të shiut dhe errësirës.

Perpiqesh të mbrosh veten, fëmijet dhe shtepinë, por ti perfundon me kokën e gjakosur, bashkëshortja me këmbë të thyer dhe femijët e tu nën dhunë përfundojnë në qelitë e policisë. Pas kësaj të shembin edhe shtëpinë me gjithëshka…

Mendoni pak sikur te ishit ju!!! Mos prisni deri sa t’ju ndodh edhe ju! Vetëm delet i marrin një nga një për ti çuar në thertore e nuk reagojnë deri sa thika i pret dhe ato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY