“Kriza politike ndikon në vendimin e Brukselit”,ambasadori italian: Mazhoranca duhet të bëjë...

“Kriza politike ndikon në vendimin e Brukselit”,ambasadori italian: Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas

114
0
Shares

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka reaguar sot për krizën politike në vend, krijuar pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës.

Cutillo ka deklaruar, se me vlerë do të ishte që mazhoranca të bënte hapa pas.

Djegia e mandateve na ka surprizuar. Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas. Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit” – u shpreh ambasadori italian, në një prononcim për gazetarët, ndërsa shtoi se investitorët italianë janë ndikuar nga kriza politike në Shqipëri.

‘’Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotëesosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votive apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit”, tha më tej ambasadori.

Opozita vendosi unanimisht per djegien e mandatave, duke protestuar prej javësh para parlamentit dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverinë tranzitore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY