Punësimi i personave me aftësi të kufizuar, bizneset dhe qeveria shkelin ligjin

Punësimi i personave me aftësi të kufizuar, bizneset dhe qeveria shkelin ligjin

86
0
Shares

Xhimi Kumria ka përfunduar studimet e larta në nivelin Bachelor dhe Master me mesatare mbi 9, por është i papunë. 26-vjeçari figuron i regjistruar në Zyrën e Punës si punëkërkues i papunë, por as kjo nuk e ka ndihmuar të gjejë punë si jurist, profil për të cilin është diplomuar.

Ai është person me aftësi ndryshe. Kjo është e arsyeja pse askush nuk i siguron një punë.

“Kam lindur i verbër. Nuk kam parë asnjëherë! Kam kërkuar punë në institucionet shtetërore dhe private, por nuk kam marrë përgjigje. Do bëja më së miri punën që do më caktohej duke njohur aftësitë e mia”, thotë ai.

Të dhënat tregojnë se nga rreth 160 mijë persona që i përkasin kësaj kategorie, vetëm 4 përqind janë të punësuar. Sa u takon personave që nuk shikojnë, nga 11 mijë në total vetëm 17 kanë një punë.

“Diskriminimi ndaj personave me aftësi të kufizuara është më e theksuar në punësim, në arsim. Shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të reflektojë për më shumë ndihmë dhe investim”, u shpreh Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Në vigjilje të 3 dhjetorit, Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, Avokati i Popullit ka hartuar një raport ku rezulton se institucionet shtetërore edhe ndërmarrjet private nuk zbatojnë ligjin, që parashikon që për çdo 25 punonjës, 1 i punësuar të jetë me aftësi ndryshe. Por, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës thotë se shifrat e fundit flasin për realitet tjetër.

“Gjatë 2 viteve të fundit ne kemi të punësuar rreth 640 persona me aftësi të kufizuar, prej të cilëve 127 janë femra”, u shpreh Dritan Ylli, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës.gazetashqip

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY