Në arrest shtëpie dhe me armë, qytetarët zbulojnë 48-vjeçarin: Dëgjuam të shtëna

Në arrest shtëpie dhe me armë, qytetarët zbulojnë 48-vjeçarin: Dëgjuam të shtëna

76
0
Shares

Policia në bashkëpunim me komunitetin ka vene  në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY