FOTO/Tensione te Bregu i Lumit, policia nuk lejon ish-deputetët të shkojnë pranë...

FOTO/Tensione te Bregu i Lumit, policia nuk lejon ish-deputetët të shkojnë pranë banorëve

83
0
Shares

Ish-deputetët e PD janë gjendur mënjeherë pranë banorëve të Bregut të lumit, aty ku terrori i policisë ka filluar që me orët e para të mëngjesit.

Burime nga PD, thonë se ish-deputetëve u është ndaluar kalimi për tek shtëpitë e banoreve, çka ka sjellë dhe irritimin e tyre.

Po ashtu siç shihet edhe në fotot e shpërndara nga PD, forcat e policisë që ndodhen në zonë nuk kanë lejuar ish-deputetët e PD-së, Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu t’i afrohen zonës ku pritet të prishen banesat.

Kujtojmë se Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit, që protestuan ditën e djeshme, kunder vendimit per shembjen e banesave qe preken nga zgjatimi i Bulevardit të ri.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen, pasi sipas tyre, nuk janë të qartë për formën e shpronësimit të banesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY