Kreu i demokratëve Lulzim Basha i është rezervuar pritje madhështore në qytetin e Laçit nga, simpatizantë dhe qytetarë kurbinas. Basha është pritur në nja karvan i gjatë automjetesh, në hyrje të Milotit, dhe më pas ai është pritur nga Behar Haxhiu dhe drejtues nga Dega Kurbin, ndërsa salla e tejmbushur do të shpërthente, me thirrjet ” Rama ik”, ” Basha Kryeministër” etj.
Behar Haxhiu krey i Degës së PD-së në Kurbin ka falenderuar kryedemokratin Basha për vizitën e tij në Laç, duke i premtuar se Kurbini është mbështetje e vazhdueshme e programeve të së djathtës. Haxhiu ka falenderuar gjithashtu dhe banorët e Kurbinit, në këtë pjesmarrje si rrallëherë, dhe kjo është sinjal pozitiv për vlerat e demokratëve kurbinas.
Në fjalën e tij Lulzim Basha ka theksuar se kjo qeveri po tregon se është drejt rrëzimit të plotë. Edi Rama po varfëron çdo ditë shqiptarët, një qeveri e cila është e lidhur me krimin, me bandat, dhe jo rastësisht po ndërmerr hapa gjithnje në disfavor të shqiptarëve. Kjo është tregues i qartë i rënjës se rendit, dhe shifrat janë vërtetë alarmante, nga rritja e kriminalitetit kohët e fundit.
Sot e gjithë bota e di se Edi Rama nuk është kryeministër e shqiptarëve, por kryeministër i krimit, i bandave.
Basha ka ftuar qytetarët kurbinas, dhe të gjithë shqiptarët që në protestën e 13 prillit të tregojmë vendosmërinë tonë për të rrëezuar pushtetin e një kryeministri të dështuar.
Ndryshimi është në dorën tuaj- ka shtuar Basha, ndaj të bashkohemi të gjithë dhe të shkëpusim zinxhirët e varfërisë më 13 prisll në ora 18 në Tiranë. Kështu që do të bëjmë të mundur t’i japim fund varfërisë. Parlamenti nuk është pronë e Edi Ramës, por i sovranit. Basha ka ftuar dhe çdo cocialist kurbinas, që janë braktisur nga kjo qeverisje, 13 prilli nuk është
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/