Shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi/ Manjani: U rreshtuat te qypi me...

Shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi/ Manjani: U rreshtuat te qypi me dollarë, pas pilafit..

102
0
Shares

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi. Sipas tij, po këto shoqata nuk thanë asgjë atëherë kur duhej thënë, përkundrazi u rreshtuan te qypi me dollarë.

“Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, ska asnjë kuptim!”, shkruan Manjani.

Reagimi i Manjanit:

Këto shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi, ku ishin deri më sot?!

Nuk thanë asnjë fjalë të vetme atëhere kur duhej thënë. Përkundrazi u rrjeshtuan të qypi me dollarë për të rrujt ndonjë konsulencë, në mbështetje të reformës që as nuk e lexuan ndonjëherë…

Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, ska asnjë kuptim!

Vendi është pa gjyqsor. Funksionon vetëm ajo pjesë që do qeveria të funksionojë.
Qeveria sundon mbi çdo institucion e pushtet tjetër.
Besimi i publikut tek drejtësia nuk u rrit, përkundrazi u përkeqësua.
Korrupsioni nuk u luftua, por u rrit!

Çfarë duhet tjetër për të kuptuar se çfarë shteti jemi bërë?

Çfarë duhet tjetër për t’u quajtur DËSHTIM?!

Ndjesë për mungesën e modestisë por i kam paralajmëruar këto pasoja. Atëherë quhesha armik…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY