Në kuadër të implementimit të projektit të binjakëzimit “Ngritja e kapaciteteve të auditimit të jashtëm në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, një grup drejtuesish dhe audituesish të Kontrollit të Lartë të Shtetit po kryejnë një vizitë studimore për çështjet e komunikimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK).
Gjatë vizitës studimore u njohën me rëndësinë që institucioni polak i institucion i jep komunikimit me palët e interesit dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit për informimin cilësor të publikut.
Një pjesë e vizitës u përqëndrua në përgatitjen në bashkëpunim me departamentet e auditimit të komunikatave për shtyp dhe të paketës mediatike për informimin e publikut. Bazuar në rëndësinë që paraqet për publikun një temë e caktuar auditimi, paketa mediatike përveç një përmbledhje të gjetjeve dhe rekomandimeve më të rëndësishme, përmban një prononcim të shefit të institucionit për çështjet e audituara, video, fotografi dhe elementë grafikë që ilustrojnë raportin e auditimit.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Polonisë ka ne strukturën e saj 1700 punonjës dhe është e organizuar në 16 zyra rajonale, komunikimi i brendshëm është jetik për mbarëvajtjen e institucionit. Në faqen e brendshme të internetit(intranet) gjenden jo vetëm informacione që lidhen me punën audituese por edhe me “bankën” e formularëve ku gjenden dokumentat standarte, informacione për organizimin dhe funksionimin e brendshëm, trajnimet që ofrohen nga institucioni dhe informacione për jetën sociale. Në faqen kryesore të intranetit çdo zyrë rajonale ka hapsirën e saj, në të cilën vendosen informacione vetëm për këtë zyrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/