Pas dështimit në tre seancave gjyqësore, prokurori Ened Nakuci dha sot pretencën për Klement Balilin dhe kërkoi 18 vjet burg.
Kujtojmë se Balilit iu pranua nga ana e Gjykatës kërkesa për gjykim të shkurtuar, dhe përmes kësaj, dënimi i tij do të ishte 12 vite sipas kërkesës së Prokurorisë.
Ish-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.
Klement Balili u vetëdorëzua më 17 janar pas shpalljes e momentin që dosja vajti në gjykatë ndërkohë që ishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2016. Gjatë kësaj kohe policia dështoi disa ne komtrollet për arrestimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/