Një grabitje ka ndodhur në Fushë Krujë, ngjarje e cila ka terrorizuar familjarët.
Bëhet fjalë për një banesë, ku persona të armatosur kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash. Burimet bëjnë me dije se është grabitur banesa e 68-vjeçarit Isuf Çela.
Isuf Çela ka një biznes rregullimi elektroshtëpiakesh.
Sipas të dhënave të para që kryefamiljari ka dhënë për policinë mësohet se autorët ishim të maskuar dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...