“Ka vrarë fëmijë” Shkëlzeni – Rezartës: Radhën për të “kënduar” në Gjykatë,...

“Ka vrarë fëmijë” Shkëlzeni – Rezartës: Radhën për të “kënduar” në Gjykatë, e ka partnerja e trafikantit

285
0
Shares

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale  të këngëtares Rrezarta Shkurtës.

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta, bashkëshorte e nipit të Enver Hoxhës, Ermal, reagoi ashpër pas një postimi të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë postim Berisha shigjetonte Ermal Hoxhën, duke shkruar se “nipi i diktatorit, Ermali narkotrafikant i lirë, Olsi që la Amerikën për Xibrakën, fryhet çdo ditë si shushunjë”.

Në postim shfaqet një foto “meme”, ndërsa në gjysmë të saj qëndron foto e Ermal Hoxhës, ku shkruhet: Për 20 kg kokainë bëri vetëm tre vjet burg”, ndërsa në pjesën tjetër të foto qëndrojnë imazhet e dy fëmijëve të varfër, ku shkruhet: Babai i këtyre po kryen dënimin 5 vjet burg për dritat”.

Pikërisht këtij postimi, i është kundërpërgjigjur këngëtarja Shkurta, e cila në një fotot të bërë publike në Instastory ka shkruar: Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve! Por merru me djalin tënd, Shkëlzen Berishën, që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg”, ndërsa  e ka shoqëruar me një “emoji” që shkel syrin.

Ndërkohë sot në një postim të bërë në Facebook, Shkëlzeni ka lënë të kuptohet se do të ngrejë padi kundër këngëtares Shkurta, pas deklaratës së kësaj të fundit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY