Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë, policia: Kërcënim ndaj zyrtarit të bashkisë

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë, policia: Kërcënim ndaj zyrtarit të bashkisë

99
0
Shares

Një tjetër shpërthim tritoli është shënuar në Fushë-Krujë mbrëmjen e së dielës, ndërsa ditën e sotme mësohen detaje të reja.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një shpërthim të ndodhur në oborrin e banesës së një zyrtari të Bashkisë në njësinë administrative Cudhi.

Rreth 200 gr lëndë plasëse artizanale  mësohët të ketë shpëthyer si mesazhe kërcënuese ose paralajmëruese. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar panik në zonë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Dëmtime pësoi  një nga mjetet e parkuara në oborr.

Eksplozivi shpërtheu në oborrin e banesës së Vesel Xakës 63 vjeç, i cili është punonjës i Bashkisë së Krujës, në njësinë administrative Cudhi.

Kërcënimi për shkak të detyrës është pista kryesore e policisë për ngjarjen, pavarësisht se në deklarimet e para 63 vjeçari ka thënë se nuk ka konflikte.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo si të dyshuar, por të gjithë janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.

Prej fillimit të vitit në Fushë Krujë janë regjistruar të paktën 7 sulme me eksploziv ndaj banesave, bizneseve dhe shtyllave të tensionit të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY